Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KLGJ nuk pranon dosjen e Irena Gjokës: Nuk na takon neve!

KLGJ nuk pranon dosjen e Irena Gjokës: Nuk na takon neve!

Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, ka mbetur në ngërç pas mbërritjes së dokumentacionit nga Greqia lidhur me akuzat se ajo ka fshehur një dënim në vendin fqinj. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mos e marrë në shqyrtim çështjen, duke argumentuar se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.


"Kundër me argumentin se siç kemi deklaruar se kjo çështje që kur ka nisur mbi ankesën e subjekteve të ndryshme është lënë në dispozicion të komisionit të zhvillimit të karrierës. Pas materialit të dërguar nga prokuroria e përgjithshme, jemi mbledhur dhe kemi rënë dakord që procedura do jetë e njëjtë diskutimi do ishte nëse do e dërgojmë tek ILD apo do e mbajnë ne vetë si këshill, në këndvështrimin tim këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statutit. Në raste e tjera kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet ti dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit", deklaroi gjyqtari Ridvan Hado ndërsa po shpjegonte votën kundër. /K.C/dritare.net