SPAK kontrolle në një kompani të lidhur me Klodian Allajbeun
E Premte 30 Janar 2026, 17:05
Dritare.net

Me vendim të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), policia e shtetit së bashku me agjentë të BKH-së kanë zhvilluar kontrolle në kompaninë farmaceutike “Evita”, e cila lidhet me biznesmenin Klodian Allajbeu. Kontrollet janë ushtruar në ambientet e kompanisë në zonën e Laknasit.
Burime bëjnë me dije se aksioni vijon ende dhe është urdhëruar nga prokurorja e posaçme Dorina Bejko. Hetimet kanë në fokus koncesionet në sektorin e shëndetësisë.
Paralelisht, me të njëjtin urdhër, policia dhe BKH kanë kryer kontrolle edhe në një subjekt tjetër në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, si dhe në një banesë në zonën e Selitës./K.C/dritare.net