
Kapiteni i “Vlorës”: Italia më ofroi azil politik, por unë thashë jo!
Dritare.net
Në emisionin Shqip në Dritare TV, ish-kapiteni i fundit i anijes “Vlora” rrëfeu një episod të panjohur nga eksodi i gushtit 1991.
“Kur mbërritëm në Itali dhe situata u vu nën kontroll, autoritetet italiane më ofruan azil politik. Mund të kisha qëndruar atje, të mos kthehesha më në Shqipëri. Por unë refuzova. Zgjodha të kthehem bashkë me anijen time dhe me njerezit e mi te ekuipazhit”, tregoi ai.
Kapiteni shtoi se vendimi nuk ishte i lehtë, por ishte i vetëdijshëm për detyrën që kishte ndaj flotës shqiptare:
“Italia më nderoi, por unë nuk do ta braktisja Shqipërinë. Edhe pse ishte kohë e vështirë, vendi im kishte më shumë nevojë për mua. Nje jave pasi u ktheva ne Shqiperi, u nisa me anijen Vlora perseri. Shkuam ne Brindizi me ngarkese tregtare. Udhetimi im i fundit qe ne Nigeri. Pastaj Vlora dhe gjithe Flota jone shkoi per skrap. Por une nuk u pendova qe bashke me gruan dhe dy vajzat qendruam ne Shqiperi. “ e mbyll historine kapiteni i anijes Vlora./dritare.net

















