Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kalaja e Gjirokastrës vlerësohet me çmim prestigjioz nga TripAdvisor

Kalaja e Gjirokastrës  vlerësohet me çmim prestigjioz nga

Kalaja e Gjirokastrës ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u renditur mes atraksioneve më të mira në botë sipas platformës më të njohur të udhëtimeve, TripAdvisor. Ky vlerësim i dhënë në kuadër të çmimit “Travelers’ Choice 2025” është dëshmi e bukurisë, historisë dhe përvojës unike që ky monument i trashëgimisë kulturore ofron për çdo vizitor.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë këtij viti, Kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur 142,838 vizitorë, një rritje me 18% krahasuar me vitin e kaluar. Ky trend e rendit atë ndër sitet kulturore më të vizituara në vend, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e saj si një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Kalaja, e cila mbizotëron qytetin e gurit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota me historinë shekullore, arkitekturën madhështore dhe panoramat unike që ofron.

Ky sukses i radhës shihet si një mundësi e madhe për të forcuar më tej turizmin kulturor në Shqipëri, duke e pozicionuar Gjirokastrën si një nga qytetet më tërheqëse për udhëtarët ndërkombëtarë./L.F-dritare.net