
Italia nën masa të rrepta deri më 27 mars!
E Hënë 22 Shkurt 2021, 13:01
Dritare.net
Italia do të vijojë të ketë në fuqi masa të rrepta kufizuese të paktën deri më 27 mars. Ky është dekreti i ri i qeverisë italiane, e zbardhur nga mediat e huaja. Dispozita shtrin ndalimin e udhëtimit midis rajoneve deri më 27 mars. Po kështu nuk lejohet që të ketë vizita në shtëpi, me më shumë se dy të rritur. Në zonat e verdha dhe portokalli është mundësia për të lëvizur në një tjetër shtëpi, midis orës 05:00 deri në 22:00, për dy të rritur dhe një fëmijë nën 14 vjeç. Kjo mundësi nuk do të zbatohet më në zonat e kuqe./L.F-dritare.net

















