Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës. Makina u qëllua me 20 plumba, plagoset shoferi
E Hënë 1 Prill 2024, 16:04
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. U qëllua me armë ndaj makinës së kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Mësohet se në çastin e atentatit ishin në makinë shoferi i kryetarit dhe një punonjës i komunës.
Nga atentati me mbi 20 plumba, mbeti i plagosur shoferi i Ibraimit, i cili është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në pjesën e shpatullës së djathtë. Pjesëtarët e policisë ndodhen në terren dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes./K.C/dritare.net