
Hekurudha e re/ Ambasada e BE: Tirana dhe Durrësi së shpejti do të jenë më afër se kurrë
Dritare.net
Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka thënë se falë investimit të BE për ndërtimi ne hekurudhës së re Tiranë-Durrës, këto dy qytete do të jenë më afër se kurrë.
Delegacioni shkruan se ky projekt i financuar nga BE me vlerë 35.5 milion Euro.
Statusi i plotë:
Tirana dhe Durrësi së shpejti do të jenë më afër se kurrë
falë rindërtimit të hekurudhës që lidh dy qytetet. Ky projekt i financuar nga BE me vlerë 35.5 milion Euro do të kursejë kohë të çmuar për udhëtarët dhe studentët dhe do të nxisë bizneset në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë.⠀
⠀
Shikoni videon në kanalin tonë të YouTube dhe mësoni më shumë në lidhjen vijuese për të mësuar se si BE po mbështet Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit.⠀
⠀
EvropaËshtëKëtu./ I.M-Dritare.net
⠀

















