Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hashim Thaçi kthehet në Kosovë për të vizituar babanë!

Hashim Thaçi kthehet në Kosovë për të vizituar

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t'u kthyer në Kosovë. Leja është dhënë për të vizituar babain e tij i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Thaçi ka mbërritur në Prishtinë dhe ka vizituar babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë së Brendshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjatë vizitës, ai është shoqëruar nga forca të shtuara sigurie, siç parashikohet nga protokollet për rastet e tilla.

Më herët, Gjykata Speciale kishte refuzuar disa kërkesa të njëpasnjëshme, me arsyetimin se gjendja shëndetësore e babait të Thaçit nuk justifikonte një kthim të menjëhershëm. Megjithatë, përkeqësimi i fundit i situatës ka bërë që trupi gjykues të rishqyrtojë vendimin dhe të japë lejen për një vizitë të kufizuar. Ky është një zhvillim që vjen në një moment të ndjeshëm për Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./L.F-dritare.net