
Greva në Rinas/ Veliaj: Shqipëria e velur me Metën, Berishën dhe Bashën, t'i ndëshkojmë më 25 Prill
E Mërkurë 7 Prill 2021, 18:06
Dritare.net
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi për grevën në Rinas. Veliaj postoi në Twitter një foto të Berishës, Metës dhe Bashës, të disa viteve më parë.
Veliaj shkroi se: “Dje tradheti qe falja e detit. Sot tradheti eshte sabotimi i vaksines ne Rinas. Jane te njejtet njerez, me te njejtat menyra antike. Nuk thone kot, i mbyturi, te mbyt! Shqiperia eshte velur me keta - 30 vite pengesa, bllokime. Le t'i ndeshkojme me vote ne 25 Prill. Boll me!"/K.C/dritare.net

















