
Greva në Rinas/ Rama: Saliu dhe Iliri duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat. Organizatorët do të ndiqen penalisht!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 13:01
Dritare.net
Kryeministri Rama ka reagua pas bllokimit të punës në aeroportin e Rinasit.
"Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!" ka shkruar Rama në një postim në "Twitter"./M.M-dritare.net

















