
Greva në aeroport/Rama: Ilir Meta, nxitësi i kësaj goditjeje të çmendur!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 00:12
Dritare.net
Kryeministri Rama, përmes një statusi në “Twitter”, ka reaguar për situatën në aeroport. Rama shprehet se presidenti Meta është nxitës i goditjes së çmendur, duke shtuar se nuk do ia dalin. Sipas Ramës, grupi i nxitur prej tij dhe Berishës, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”.
"Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s'ka shqiptar që s'e kupton pse! Po s'do ia dalin jo", shkruan Rama./M.M-dritare.net

















