Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Genc Ruli: Të vjetrit duhet të ikin/Berisha rrezaton në politikë!

Genc Ruli: Të vjetrit duhet të ikin/Berisha rrezaton në

Genc Ruli, figurë historike e Partisë Demokratike ka sqaruar mospërfshirjen e disa figurave në listat për deputetë, siç janë Ervin Salianji, Klevis Balliu, apo Halim Kosova.

I ftuar në një emision televiziv ka shtuar se Kosova ka pranuar personalisht tërheqjen duke e bërë të ditur te kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Komisioni, 4 prej tyre ishin vetë figura historike. Padyshim që ka qenë një komision që as vetë, pavarësisht emrat e tyre që më rrezatonin, se ia kisha vënë kusht Bashës figurat, por secili prej nesh dha më shumë se sa shpresonim apo mendonim në fillim të ditës sonë të parë të punës. Kemi pasur gjykime shumë të sinqerta, shumë të hapura. Nëse ndonjëri kishte mendime kundër tjetrit secili duhet të jepte argumente. Kishim edhe kodin se çfarë bisedohet këtu, lihet këtu, ndërsa votimin e kishim lënë të ishte i fshehtë. Asnjë nga figurat nuk u hoq se nuk ishte i vlefshëm, e menduam që për deputet nuk janë më të duhurit, për mënyrën se si e shohim ne garën sot e se si e shohim ne politikën sot, ishin figura të vjetra apo figura arriviste që prishnin edhe vetë frymën brenda PD-së” ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se të vjetrit duhet të ikin.

Ndërsa është pyetur për Berishën ai ka thënë, -“ Nuk besoj se kjo gjë i krijon ndonjë siklet qytetarëve, përkundrazi Berisha rrezaton në politikë”./M.M-dritare.net