
Frikë dhe panik në Napoli, qytetarët dalin në rrugë pas lëkundjeve të forta të tërmetit!
E Mërkurë 27 Shtator 2023, 10:10
Dritare.net

Një tërmet i fortë është ndier gjatë natës në Napoli dhe Pozzuoli, Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës.
Mësohet se lëkundjet janë ndier rreth orës 3.35 të mëngjesit, në 3 kilometra thellësi. Sakaq aktivitetet e shkollës janë pezulluar në Pozzuoli. Po ashtu qytetarët e panikosur nga lëkundjet e forta të tërmetit kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale por lëkundjet janë ndier në Napoli, nga Posillipo në Ponticelli./M.K-dritare.net

















