Foto/ Nga lufta te batutat, ja çfarë u tha në darkën mes Trump dhe mbretit Charles
Dritare.net

Gjatë një vizite zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti Charles III dhe Donald Trump vunë në pah marrëdhëniet e forta mes Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një darkë shtetërore, Mbreti Charles theksoi se aleanca si NATO janë shumë të rëndësishme në një botë me sfida dhe tensione. Ndërkohë, Presidenti Trump e quajti lidhjen mes dy vendeve një “miqësi të veçantë” dhe tha se të dy janë dakord që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Pallati Mbretëror reagoi më pas për këtë deklaratë.

Atmosfera gjatë darkës ishte miqësore. Mbreti bëri edhe shaka duke thënë: “Po të mos ishte për ne, ju do të flisnit frëngjisht”.

Menuja përfshinte ushqime të veçanta si ravioli me barishte dhe mjaltë nga Shtëpia e Bardhë. Në darkë morën pjesë edhe shumë zyrtarë dhe të ftuar të rëndësishëm.

Më herët, Mbreti mbajti një fjalim në Kongres, ku tha se aleanca mes dy vendeve duhet të vazhdojë dhe të mos bëhet më e mbyllur ndaj botës. Ai shtoi se “fjalët e Amerikës kanë peshë”, gjë që shkaktoi reagime të ndryshme nga të pranishmit.

Kjo vizitë shihet si një hap për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve në një kohë të vështirë për botën./L.F-dritare.net