Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Një foto e një kali të djegur, e cila u shpërnda masivisht në rrjetet sociale ditën e djeshme, ka tërhequr vëmendjen dhe solidaritetin e qytetarëve.

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Bëhet me dije se kali, i cili u gjet në gjendje kritike pas zjarrit që përfshiu qytetin, është shpëtuar sot falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të komunitetit lokal.

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Në mes të kaosit që shkaktoi zjarri në Delvinë, ky kal, i cili kishte pësuar djegie të shumta dhe plagë të rënda, u gjet dhe menjëherë u mor në kujdes nga qytetarët dhe një klinikë veterinare. Fotoja e tij, e cila u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, shkaktoi një valë reagimesh dhe angazhimi për ta shpëtuar.

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Foto/ Kali i Delvinës është shpëtuar!

Elena Kocaqi, gazetare dhe një prej individëve që ka ndjekur ngjarjen, postoi në Facebook se kalit i janë dhënë trajtimet e nevojshme. "Ka pasur disa njerëz të cilët, që nga mbrëmja, kanë kërkuar kalin dhe një klinik e ka marrë atë për trajtim. Kalit iu dha qetësues dhe anti-inflammatorë, ndërkohë që plagët janë pastruar dhe ai tani është në rrugën e duhur për rikuperim," shkroi Kocaqi.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për kujdes të vazhdueshëm ndaj kafshëve të traumatizuara: "Përqafoni kafshët, sepse kjo i ndihmon të shërohen dhe rrit imunitetin. Humanizmi dhe dashuria për kafshët janë të domosdoshme."/E.P-dritare.net