Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fllad Vere! Ekspozita e Mario Shemaj, një përqafim mes njeriut dhe peizazhit

Fllad Vere! Ekspozita e Mario Shemaj, një përqafim mes njeriut dhe

Në mjediset e Galerisë së Artit Tiranë (Tirana Art Gallery) u hap ekspozita e parë personale e artistit të ri Mario Shemaj, e titulluar "Fllad Vere". E kuruar nga Edit Pula, ekspozita sjell një cikël veprash që ndërthurin peizazhin dhe figurën njerëzore në një marrëdhënie të brishtë, të ndjeshme dhe të ngarkuar me simbolikë.

Mario Shemaj, i lindur në vitin 1992 dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve për pikturë, sjell për herë të parë para publikut një përmbledhje punimesh që ndërtojnë një dialog poetik mes peizazhit dhe figurës njerëzore.

Ai rrëfen se këto janë ndër pikturat e para ku ka nisur të punojë me figurën, duke kaluar nga natyra e pastër drejt ndjeshmërisë njerëzore në përqasje me të.

“Ky cikël referohet peizazhit dhe raportit njerëzor me të,” – thotë autori për fotoreporterin britanik Robert Hackman, në një intervistë për DritareTV. “Janë punime që shkojnë drejt figurës njerëzore, me shumë ndjeshmëri, duke kërkuar të kapin një kohë të ngrirë.”

Fllad Vere! Ekspozita e Mario Shemaj, një përqafim mes njeriut dhe

Një nga veprat më përfaqësuese të ekspozitës është ajo që trajton marrëdhënien nënë e bijë, të vendosur në natyrë, një alegori e dashurisë, kujtesës dhe përjetësisë.

"Fllad Vere" është një ftesë për të parë përtej sipërfaqes së peizazhit, për të ndjerë prania njerëzore në heshtje, në thellësi dhe në frymën e natyrës. Me një stil të ndjeshëm, por të vendosur, Mario Shemaj na jep një shije të botës së tij të brendshme dhe të një rruge të re në artin bashkëkohor shqiptar./dritare.net