
Flamuri tha firmos aty dhe flasim nesër/Jenishehri braktis Berishën: Koalicion gënjeshtër!
Dritare.net
Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin "Shqipëria Madhështore", i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ka deklaruar largimin nga koalicioni pasi thotë se e kanë gënjyer Flamur Noka dhe Sali Berisha.
Jenishehri u shpreh i revoltuar se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë. Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer.
Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara.
Me sa duket koalicioni i Sali Berishës, të cilin ai e prezantoi si koalicionin më të madh në historinë e Shqipërisë, ka filluar të rrudhet.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Si hytë në koalicion me Sali Berishën? Kush ju kërkoi dhe ç’negociata bëtë?
Selami Jenishehri: Ne na thirri Luçiano Boçi, 6-7 parti, për të bërë koalicion. Unë thashë do të pyes kryesinë dhe ramë dakord. Thanë do t’ju thërrasim, do të bëjmë mbledhje do të flasim për hollësirat. Këta të rrejnë. Asnjë mbledhje nuk kanë bërë.
Ylli Rakipi: Vetëm Boçi ju ka thirrur?
Selami Jenishehri: Këto janë muhabete kot.
Ylli Rakipi: Sa kohë u vonove për të dhënë përgjigje për koalicionin?
Selami Jenishehri: Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër.
Ylli Rakipi: Uaa, vure firmën? Me një firmë shkon brenda…
Selami Jenishehri: Pa firmë isha jashtë koalicionit. Por dokumenti është i falsifikuar.
Ylli Rakipi: Do paditësh doktorin?
Selami Jenishehri: E kam aprovuar unë këtë listë? Aty thotë lista e kandidatëve të koalicionit.
Ylli Rakipi: Ti e hodhe firmën në letër të bardhë?
Selami Jenishehri: Unë kam thënë jam dakord me hy në koalicion por listët nuk ma paraqiti mua kush.
Denis Dyrnjaja: Tani do tërhiqeni?
Selami Jenishehri: Unë nuk jam në atë koalicion dhe as nuk ka shans derisa ti nuk më respekton. Prandaj unë jam në gjykatë.
Ylli Rakipi: Pse vajte në gjykatë? Përfundimisht nuk je ti në asnjë listë?
Selami Jenishehri: As më pyeti kush asgjë. Unë nuk jam pjesë e atij koalicioni, kur nuk më ka thirrur dhe as më thërret.
Ylli Rakipi: Uaaa. A ke pyetur ndonjë jurist? Ti e ke emrin aty?
Selami Jenishehri: Kush e ka firmosur? Unë vura firmë që jam dakord për pjesë e koalicionit por nuk më ka pyetur njeri mua për listën.
Ylli Rakipi: Je në KQZ?
Selami Jenishehri: Nuk jam, kam dalë nga ai koalicion.
Denis Dyrnjaja: A ke mesazh për Berishën?
Selami Jenishehri: I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë.
Ylli Rakipi: Ore mos të kanë thirrur këta të majtët ty dhe të marrin?
Denis Dyrnjaja: Berisha do të thotë të bleu Rama.
Selami Jenishehri: Kjo letër tregon se zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme.../tpz

















