
Ferdinand Xhaferaj: Koha politike e Sali Berishës ka mbaruar!
E Mërkurë 14 Maj 2025, 17:05
Dritare.net
Deputeti Ferdinand Xhaferaj i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv parashikoi humbjen e Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Një javë para zgjedhjeve, Xhaferaj tha: Berisha do të jetë gjenerali i një ushtrie që nuk ekziston sepse do braktiset nga demokratët.
“Duke mos shkruan në votime shqiptarët do të japin mesazhin që boll, koha jote politike ka mbaruar. Të gjithë si demokratë, si familje. Berisha do mbetet si gjeneral i një ushtrie që nuk ekziston. Do braktiset nga masat masive të demokratëve. Unë kam konstatuar, që ata do përpiqen që të investojnë për të shpëtuar 2025-ën, që PD-ja të riformatohet, të nxjerrë një lidership të ri./K.C/dritare.net

















