
EMRI/ Pjesë e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë!
Dritare.net
Një 44-vjeçar, i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë.
Gertin Aliu akuzohet nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”, informuan blutë.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar Gertin Aliu masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Kujtojmë që grupi i rrezikshëm kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali dhe vende të Evropës Veriore u godit pas zbërthimit të bisedave në SkyECC.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

















