Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Arratiset bosi shqiptar i drogës nga qendra e rikuperimit, në Itali!

Emri/  Arratiset bosi shqiptar i drogës nga qendra e rikuperimit, në

‘Mbreti’ i trafikut të drogës, Dorian Petoku është arratisur nga qendra e rehabilitimit spitalor në Provincën e Napolit.

Mediat italiane bëjnë me dije se Petoku është arratisur nga qendra një javë më herët, pasi ishte transferuar aty me anë të një certifikate mjekësore. 34-vjeçari shqiptar është dënuar me 12 vite burg për trafikun e drogës nga Amerika Latine. I riu po ashtu është kushëriri i Arben Zogut i cili njihet si një prej bosëve shqiptarë në Romë. Gjithashtu Petoku njihet si pasardhësi i Elvis Demçes, narko-trafikantit që e quan veten “Zot”.

Petoku u arrestua në vendin tonë më 30 janar të vitit 2019, pasi tentoi të trafikonte rreth 7 ton kokainë nga Brazili për në Itali. Ai qëndroi në vendin tonë për dy vjet ndërsa kur është ekstraduar në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge./M.K-dritare.net