
Emmanuel Macron shkon në Bejrut një ditë pas tragjedisë, Europa mobilizohet për ndihma!
Dritare.net
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të fluturonte për në Bejrut së bashku me dy aeroplanët e punonjësve francezë të shpëtimit dhe ndihma që Franca do të dhurojë për Libanin, në një moment të vështirë për këtë vend.
Zyra e Macron i tha Associated Press se udhëheqësi francez do të takohet me liderët politikë libanezë, por nuk dha detaje të tjera. Libani është një ish protektorat francez dhe vendet mbajnë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike.
Ndërkohë, komisioni i BE tha se plani është që menjëherë të dërgohen mbi 100 zjarrfikës me automjete, qen shpëtues dhe pajisje të dizajnuara për të gjetur njerëz të bllokuar në zonat urbane.
Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Hollanda po marrin pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, dhe vendet e tjera pritet të bashkohen./ I.M-Dritare.net

















