Trump e quan sulm të tmerrshëm dhe jo aksident, shpërthimin në Bejrut!
Dritare.net
Presidenti Donald Trump tha të martën se gjeneralët amerikanë i kishin thënë që shpërthimet e fuqishme që tronditën Bejrutin duket se janë shkaktuar nga një "një lloj bombe".
"Duket si një sulm i tmerrshëm,"- u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke mos përmendur "aksident" por "sulm"
"Unë u takova me disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe ata thjesht dukej sikur ndjeheshin se ishte ashtu," tha ai.
"Kjo nuk ishte një lloj ngjarje e një eksplodimi prodhues, sipas tyre - ata do të dinin më mirë sesa unë - por ata duket se mendojnë se ishte një sulm."-tha Trump
"Ishte një bombë e një lloji, po."-shtoi presidenti.
Zyrtarët libanezë nuk e kanë përshkruar shpërthimet që tronditën kryeqytetin si një sulm.
Kryeministri Hassan Diab tha se 2,750 ton pleh bujqësor nitrat amoniumi që ishin ruajtur për vite me radhë në një depo të portit të Bejrutit ishin hedhur në erë, duke shkaktuar "një katastrofë në çdo kuptim të fjalës".
"Ajo që ndodhi sot nuk do të kalojë pa përgjegjësi," tha Diab. "Ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin."
Shefi i Sigurimit të Përgjithshëm, Abbas Ibrahim tha se "materiali shumë eksploziv" që ishte konfiskuar vite më parë ishte ruajtur në depo.
Sipas ministrisë së shëndetësisë libaneze, të paktën 100 njerëz u vranë dhe 4000 u plagosën nëpër pjesë të gjera të qytetit më të madh të vendit.
I pyetur në lidhje me komentet e Trump, një zëdhënës i Pentagonit i tha AFP "ne nuk kemi asgjë për të thënë" .
Trump ofroi ndihmë amerikane në Liban.
"Shtetet e Bashkuara janë gati për të ndihmuar Libanin.
Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit e Libanit dhe do të jemi atje për të ndihmuar."-th Trump.
Kandidati për president Joe Biden, gjithashtu reagoi për shpërthimin e Bejrutit, por nuk e përshkroi atë si një sulm.
"Zemrat dhe lutjet tona janë me njerëzit e Libanit dhe viktimat e shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut," tha Biden në një postim./ I.M-Dritare.net