Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedia në Bejrut/ Autoritetet u kërkojnë 4 milionë banorëve të largohen për shkak të gazit toksik!

Tragjedia në Bejrut/ Autoritetet u kërkojnë 4 milionë

Ambasada e SHBA në Beirut po u kërkon atyre që janë në zonën e shpërthimit të "qëndrojnë brenda dhe të vishni maska nëse është e mundur" për shkak të raporteve të gazrave toksikë të lëshuar nga shpërthimi.

Një alarm i sigurisë së ambasadës doli pas shpërthimit.

"Ka raporte për gazra toksikë të lëshuar në shpërthim, kështu që të gjithë në zonë duhet të qëndrojnë brenda dhe të veshin maska," paralajmëroi ambasada.

Ambasada gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në zonat e prekura që "të kontaktojnë drejtpërdrejt me të dashurit e tyre dhe / ose të azhurnojnë statusin e tyre në mediat sociale".

Ministri i shëndetësisë libaneze Hamad Hasan ka këshilluar nga 4 milionë banorët e kryeqytetit se kush mundet të largohet nga Bejruti.

Tragjedia në Bejrut/ Autoritetet u kërkojnë 4 milionë

Presidenti Libanez Michel Aoun bëri thirrje për një mbledhje urgjente të kabinetit të Mërkurën dhe tha se një gjendje e jashtëzakonshme dy-javore duhet të shpallet pas një shpërthimi masiv në Beirut që vrau të paktën 100 njerëz dhe plagosi 4,000 të tjerë.

Zyrtarët thanë që ata presin që numri i vdekjeve të rritet më tej ndërsa punëtorët e urgjencës gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit.

Spitalet janë në kopals të plotë, pasi 4 prej tyre janë shkatërruar komplet.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë menjëherë. Zyrtarët e lidhën shpërthimin me rreth 2.750 tonë nitrat amoniumi të konfiskuar që ishin ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet./ I.M-Dritare.net