
Flet për Dritare.net i riu nga Bejruti: Ka qindra të vdekur, ka ndodhur një shkatërrim në masë!
Dritare.net
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.
Edhe pse raportet zyrtare ende nuk flasin për viktima, por vetëm për qindra të plagosur, Mostafa Homse, një i ri nga Bejruti ka thënë për dritare.net, se në vend ka qindra të vdekur.
Ai ka thënë se ndodhej vetëm 2 kilometra larg vendit të shpërthimit, dhe se në momentin e shpërthimit ishte në shtëpi.

Mostafa Homse
"Ka shumë të vdekur dhe të plagosur. Unë isha në shtëpi në momentin e shpërthimit, mendova se shtëpia do të ndahej, shpërthimi ishte jashtëzakonisht i fortë"-ka thënë ai.
"Ka ndodhur një shkatërrim në masë, njerëzit e gjallë po evakuojnë të vdekurit dhe të plagosurit, ndërsa ajo që po ndodh këtu është e papërshkrueshme".-tha Mostafa Homse./ Isa Myzyraj-Dritare.net

















