Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në një rreze 10 kilometra!

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në

Një shpërthim i fuqishëm, ende i paqartë se nga ka ardhur ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Shpërthimi sipas mediave botërore, ka shkaktuar dëme në një rreze prej 10 kilometrash.

Qindra persona janë plagosur rëndë raportojnë mediat, ndërsa Ministri i Shëndetësisë atje ka dhënë një urdhër alarmi, që të gjitha spitalet në vend të përgatiten në kapacitetin 100% brenda pak minutave për të pritur të plagosurit.

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në

Kryqi i Kuq ka thënë atje se është mobilizuar dhe i ka kërkuar të gjithë stafit në Bejrut dhe qytetet përreth që të veprojnë menjëherë aty ku është nevoja.

Korepodentët e mediave të mëdha, nga Bejruti thonë se qyteti është kthyer në një kaos të vërtetë ndërsa njerëzit janë të gjakosur dhe të frikësuar.

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në

Mediat lokale treguan se njerëzit e bllokuar nën rrënoja po kërkojnë ndihmë. Një dëshmitar e përshkroi shpërthimin e parë si shurdhues. Pamjet treguan makina të shkatërruara dhe ndërtesa të dëmtuara nga shpërthimi.

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në

Këto ngjarje vijnë mes tensionit politik në Liban, me demonstrata në rrugë kundër trajtimit që po i bën qeveria krizës më e rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

Ka pasur edhe tension në kufirin me Izraelin, ku javën e kaluar Izraeli tha se kishte prishur një përpjekje të Hezbollahut për të depërtuar në territorin izraelit. / I.M-Dritare.net

Kaos dhe frikë në Bejrut/ Shpërthimi shkaktoi dëme në