Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedia në Bejrut/ Papa Françesku: Le të lutemi për Libanin!

Tragjedia në Bejrut/ Papa Françesku: Le të lutemi për

Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve të luten për Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës të së martës në Bejrut që u mori jetën të paktën 100 peronave dhe plagosi më shumë se 4000 të tjerë.

“Dje në Bejrut, afër portit, pati shpërthime masive duke shkaktuar dhjetëra vdekje, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar shkatërrim serioz”, tha Papa ditën e sotme, nga biblioteka e Pallatit Apostolik në Vatikan.

“Le të lutemi për viktimat, për familjet e tyre dhe le të lutemi për Libanin, në mënyrë që, përmes përkushtimit të të gjithë elementëve të tij shoqërorë, politikë dhe fetarë, të përballojë këtë moment jashtëzakonisht tragjik dhe të dhimbshëm dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të kapërcejë krizën e rëndë që po përjeton “.-shtoi Papa./ I.M-Dritare.net