Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama dhuron gjak: Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit

Edi Rama dhuron gjak: Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit

Kryeministri Edi Rama iu bashkua sot nismës së përvitshme të dhurimit vullnetar të gjakut, duke dhuruar vetë gjak në ambientet e Kryeministrisë. Me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama u bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë për këtë kauzë humane.

“Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e vet”, shkruan Rama në Facebook, duke e shoqëruar mesazhin me emoji zemre, ambulance dhe simbolin e gjakut.

Kryeministria është kthyer prej vitesh në një nga institucionet simbol të kësaj nisme, duke promovuar rëndësinë e dhurimit të gjakut si një akt solidariteti dhe përgjegjësie qytetare./K.C/dritare.net