Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Bota përmbys, kryebashkiaku i New York City me pasaportë shqiptare!

Edi Rama: Bota përmbys, kryebashkiaku i New York City me pasaportë

Pse ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka shprehur dëshirën për të marrë shtetësinë shqiptare?

Sipas Ramës, Adams – i njohur si një mbështetës i komunitetit shqiptar në Nju Jork – kishte premtuar prej kohësh një vizitë në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij, ai është mahnitur nga Tirana, duke e cilësuar atë si një “Nju Jork të vogël” dhe duke pyetur me humor nëse mund të bëhej qytetar i saj.

Kryeministri e përshkroi këtë moment si simbolik, duke theksuar se kryebashkiaku i një prej qyteteve më të rëndësishme në botë është kthyer në një “ambasador” të Shqipërisë.

Postimi i Ramës është shoqëruar me reagime të shumta në rrjet, ku vlerësohet marrëdhënia e ngushtë e Adams me shqiptarët dhe përshtypjet pozitive nga vizita e tij në vend.

"Bota përmbys! Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë. Askush! Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit.

Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës? Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur", shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale./L.F-dritare.net