Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Vlorë, një person i vë flakën vetes brenda automjetit!

E rëndë në Vlorë, një person i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, ku një automjet tip BMW është djegur në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave. Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur, i cili mund të jetë rreth moshës 35-40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa viktima është gjetur në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./dritare.net