Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

DPSHTRR performancë të lartë në shërbime dhe të ardhura!

DPSHTRR performancë të lartë në shërbime dhe të

Edhe pse në kohë pandemie, duket se DPSHTRR ka kryer një punë të shkëlqyer. 1,167,796 qytetarë kanë marrë shërbime gjatë periudhës Janar-Korrik 2020! Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:

Megjithëse me pandemi, shërbyer 1,167,796 qytetarë/subjekte Janar-Korrik 2020!
Puna, mirëadministrimi, investimet në sisteme e ekipi i motivuar, shërbimet risi e ato online, bënë që DPSHTRR të tejkalojë 7-mujorin e parë të 2019-ës me 102% të ardhurat dhe 103% numrin e shërbimeve!

Vetëm si muaj Korrik +27% të ardhura e +30% shërbime krahasuar me Korrikun 2019! REKORD ABSOLUT! Fokusi jonë, të përmirësojmë shërbimin dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët!

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar dhe respektimin e masave të protokollit higjieno-sanitar për parandalimin e COVID-19!