
Do të performojë sonte në Tiranë, Enrique Iglesias poston foto nga sheshi ‘Skënderbej’!
Dritare.net

Këngëtari i njohur latin, Enrique Iglesias pritet të mbajë mbrëmjen e sotme koncertin e tij të parë në Shqipëri.
Ylli do të performojë para publikut shqiptar në sheshin Skënderbej. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë pamjet të Enriques, i cili tashmë ka mbërritur në kryeqytet.
Koncerti i yllit të muzikës latine do të nisë në orën 21:30, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle dhe pritet të dhurojë një super performancë para të gjithë fansave të tij.
Enrique ka publikuar gjithashtu pamje të sheshit ku do të mbahet dhe koncerti, teksa shkruan:
“Tirana, shihemi sonte”
Kujtojmë se Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”. /F.M/dritare.net


















