Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita më e ftohtë, çfarë na pret nesër!

Dita më e ftohtë, çfarë na pret nesër!

Moti i ftohtë dhe i acartë do të vijojë edhe për ditën e nesërme mbi vendin tonë. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se ashtu si sot edhe për ditën e nesërme parashikohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave negative.

Era do të fryjë e ftohtë veriore por relativisht më pak e fortë krahasuar me sot me intensitet mesatar 1-7m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me një rënie të lehtë të mëtejshme, ndryshe nga ato të mesditës të cilat për shkak dhe rënies së intensitetit të erës parashikohen me një rritje të lehtë.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -6 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -2 °C./L.F-dritare.net