
Dëshmia e 13-vjeçares së abuzuar në Pogradec: Gjithçka nisi ditën e Bajramit
Dritare.net
Vajza 13-vjeçare nga Pogradeci, e cila abuzohej sistematikisht nga një 46-vjeçar, ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në polici. Ajo ka treguar se si ka nisur ngjarja e rëndë, në shtëpinë e abuzuesit.
“Gjithçka ka ndodhur në ditën e Bajramit. Ai më nxori në ballkon dhe më mbajti aty 4 orë, nuk më linte të lëvizja dhe më kërcënonte se do më hidhte që aty. Më rrahu dhe më përdhunoi, më kishte lidhur. Edhe kur më lëshoi ma bëri të qartë, mos denonco më tha se kam miq në Polici dhe po mora vesh që ke thënë gjë do të vras babanë. Të nesërmen më la të shkoja në shtëpi te prindërit, por kisha frikë dhe nuk iu thashë asgjë. Ai më kërcënoi prapë dhe më detyroi që të kthehesha në shtëpinë e tij. Përsëri bëri të njëjtën gjë me mua, por këtë herë në dhomën e gjumit.
E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste, sepse nuk flet dot nga një aksident që i ka ndodhur kohë më parë. Pastaj pas datës 1 gusht kur flinim ai më ngrinte natën dhe pa bërë zhurmë të shkoja në dhomën e tij. Unë dhe vajza e tij ishim shumë shoqe, prandaj shkova të rrija aty, shkova me lejen e prindërve dhe nuk e dija se mund të ndodhte kjo gjë. Madje kur kam shkuar unë mbanin një vajzë tjetër në shtëpi, por Blerimi e largoi atë”, ka rrëfyer 13-vjeçarja.
Vajza jetonte në shtëpinë e autorit Blerim Bizgjonit, përreth një vit e gjysmë, pasi familja e saj ishte në gjendje jo të mirë ekonomike. Ai është dënuar sot, me 40 ditë burg./L.F-dritare.net

















