Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pogradec/ Abuzonte sistematikisht me 13-vjeçaren, arrestohet 46-vjeçari

Pogradec/ Abuzonte sistematikisht me 13-vjeçaren, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia ditën e sotme. Një 46 vjeçar në Pogradec, dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me një 13 vjeçare. Policia e Pogradecit, ka vënë në pranga autorin e dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me të mitur'”, deklaron Policia e Pogradecit./L.F-dritare.net