
Ditë me diell dhe temperatura të larta. Parashikimi i motit për sot!
E Mërkurë 30 Prill 2025, 07:07
Dritare.net

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. /E.P-dritare.net

















