
Rama publikon videon e Berishës: Vajmedet. Kush e di ç’mendojnë të huajt në sallë
E Mërkurë 30 Prill 2025, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryetarit të opozitës Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë.
Në rrjetin social Facebook Rama ka postuar një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës.
“Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, është një pjesë nga fjalimi i Berishës, ku Rama ka fokusuar një çast pauze gjatë fjalës së kreut të PD-së.
“Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos./L.F-dritare.net

















