Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kadilli: PD të ndryshojë politikën, jo të zbrazë xhepat!

Kadilli: PD të ndryshojë politikën, jo të zbrazë

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së, për të lobuar në SHBA që të rregullojnë marrëdhëniet e kësaj partie me në krye Berishën non-grata, me administratën amerikane. Kadilli tha se PD-ja tani nuk lufton më me moral, por me para.

“PD-ja është institucion politik që është krijuar me investim të madh amerikan. Nëse nuk është e zonja politikisht t’i rregullojë këto raporte, duhet të korrigjojë politikën, jo të zbrazë xhepat për të blerë ndonjë dekoratë, ndonjë fotografi apo ndonjë deklaratë të dalë nga kontekstet për të krijuar idenë se kanë ndonjë raport. Raportet me Amerikën, apo me çdo administratë tjetër, me çdo institucion politik janë raporte politike, këto nuk blihet. Ndaj them që janë para të shkuara dëm.”, thotë Kadilli në DritareTV./L.F-dritare.net