Na ndiqni edhe në

Bota

Ukraina dhe SHBA-të afër nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet

Ukraina dhe SHBA-të afër nënshkrimit të marrëveshjes

Një zyrtar i lartë ukrainas i thotë BBC-së se "Ukraina është gati të nënshkruajë" një marrëveshje për mineralet me SHBA-në dhe koha tani varet nga sa e gatshme është pala amerikane.

SHBA-të dhe Ukraina kanë negociuar për disa muaj mbi marrëveshjen, e cila do të përfshinte një partneritet ekonomik midis dy vendeve për të zhvilluar burimet natyrore të Ukrainës.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, është në rrugë për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen.

Presidenti Trump dhe Volodymyr Zelensky kishin planifikuar të nënshkruanin në shkurt një marrëveshje të ngjashme, por ajo u anulua pas debatit publik në Zyrën Ovale midis dy udhëheqësve./K.C/dritare.net