
Horoskopi i Peshores për muajin maj 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Muaj i mbushur me ngjyra do jetë ky për të gjithë. Do i merrni gjërat më seriozitet dhe në përgjithësi gjithçka do ecë sipas planeve. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni fort për gjithçka dhe do mundoheni të merrni vendimet e duhura. Edhe kur të keni ide të ndryshme do e gjeni mënyrën për të rënë dakord. Ju beqarët do ndërmerrni iniciativa dhe do dilni në çdo takim që do ju kërkohet. Më pas do e keni vetë në dorë se çfarë do bëni. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar falë masave që do merrni. Financat do jenë pak delikate, megjithatë falë ndihmës së disa të afërmeve gjendja do stabilizohet. Në punë nuk do ju mungojë as vullneti dhe as vendosmëria kështu që priten arritje të mëdha. Nëse keni mundësi jepuni edhe një ndihme të vogël kolegeve në nevojë. /dritare.net

















