Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Peshqve për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Peshqve për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Nëse tregoheni mendjemëdhenj dhe kokëfortë gjatë këtij muaji, mund të keni probleme serioze në çdo fushë. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje me partnerin javën e parë dhe do ju duket se asnjëherë nuk keni për te qenë të qetë. Mundohuni t'i mendoni gjërat me seriozitet dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe zemra do fillojë t'iu rrahë shumë fort. Përfitoni aq sa të mundeni, por mos u nxitoni. Shëndeti herë pas here do ketë disa tronditje. Mos e lini asnjë çast pas dore veten sepse probleme e vogla mund të zmadhohen shpejt pa e kuptuar. Financat vështirë se do përmirësohen, megjithatë ju bëni aq sa të mundni. Në punë mos mendoni se jeni më të mirët sepse mund të zhgënjeheni. Ngjitini shkallet një nga një pa u nxituar aspak. /dritare.net