Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Shigjetarit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Shigjetarit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Të gjithë do e adhurojnë dinamizmin që do ju karakterizoje gjatë këtij muaji. Në çdo moment delikat do dini si të dilni nga situata. Nëse keni një lidhje do i kuptoni më së miri ndjenjat dhe nevojat e atij që keni në krah dhe do kaloni çaste të mrekullueshme. Ju beqarët do përfitoni nga çdo moment që do iu jepet për të bërë njohje të reja dhe për të filluar sa më parë një lidhje. Qe nga java e tretë priten ndryshime. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm, kështu që kur të ndieni ndonjë dhimbje apo kur të keni ndonjë shqetësim flisni me mjekët. Në planin financiar yjet do i keni gjithë kohës pranë dhe do i zgjidhni telashet që keni pasur. Në pune do jeni të guximshëm dhe nuk do ndaleni derisa të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Nga kjo do ndryshojë edhe mendimi i disa kolegëve për ju. /dritare.net