
Horoskopi i Virgjëreshës për muajin maj 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjate këtij muaji do keni probleme të mëdha në çdo fushë nëse veproni kuturu. Takti dhe diplomacia do jenë veti të çmuara. Për ju që keni një lidhje, fillimi i muajit nuk do jetë i keq, por kjo situatë nuk do mbizotërojë gjatë. Do bëni gabime me mënyrën e të sjellit dhe do jeni tejet kokëfortë. Ju beqarët duhet ta dëgjoni zemrën tuaj më shumë sesa personat që iu rrethojnë sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndiheni të plotësuar. Ky muaj në fakt do jetë plot mundësi të mira. Shëndeti në disa momente do jetë delikat. Mos neglizhoni asgjë sepse do keni probleme më të mëdha më pas. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga më parë. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë. Në punë duhet të përqendroheni më tepër dhe të jeni këmbëngulës. Vetëm ashtu do ja dilni mbanë. /dritare.net

















