Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Bricjapit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Bricjapit për muajin maj 2025 nga Christine Haas

Gjatë gjithë këtij muaji, sektori i dashurisë do jetë në qendër të vëmendjes. Do merren edhe vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni një lidhje do kërkoni pak më shumë liri e pavarësi nga partneri dhe me mirëkuptim do e merrni atë. Mesi i muajit mund të ketë ndonjë të papritur të pakëndshme prandaj duhet t'i bëni sytë katër. Ju beqarët do keni takime interesante 12 ditët e para të muajit. Mos lejoni asnjë mundësi të mire t'iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe gjithë kohës, megjithatë në disa momente duhet të bëni kujdes. Shmangni sa të mundeni ushqimet e yndyrshme e të kripurat. Financat do jenë më të qëndrueshme sidomos dy javët e para. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër. Në punë do i keni gjithë kohës idetë e qarta dhe do veproni pasi të jeni plotësisht të sigurt. /dritare.net