Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Monika Kryemadhi: Ishte pa shtëpi, si i bëri Tedi Blushi tri vila!

Monika Kryemadhi: Ishte pa shtëpi, si i bëri Tedi Blushi tri vila!

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV sulmoi Tedi Blushin të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë. Sipas Kryemadhit Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë.”, tha Kryemadhi në DritareTV./K.C/dritare.net