
Edvin Kulluri: Sali Berisha po shet Shqipërinë te Vorio-Epiri!
Dritare.net
Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim” në Qarkun Vlorë, Edvin Kulluri ka shpjeguar motivin kryesor pse vendosi të hyjë në garën elektorale të 11 majit.
I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, ai tha se po garon për të mbrojtur vendin.
Gjatë intervistës, ai nuk kurseu kritikat ndaj figurave të njohura politike, duke i akuzuar për bashkëpunim të dëmshëm për interesat e vendit.
“Të parët e mi kanë mbrojtur Shqipërinë nga të parët e Fredi Belerit dhe Sali Berishës, të cilët sot janë bashkë. Malsori i Gjakovës po shet Shqipërinë te Vorio-Epiri. Ata u bënë bashkë ai ka futur në një listë një lab dhe Fledi Belerin me pa turp thotë që kjo është lista e partisë time. ” – tha kandidati.
Më tej teksa fliste për Vlorën Kulluri tha se:
“Ka një përkeqësim të korrupsionit lokal. Madje mund të them se situata është dramatike. Por, ndryshe nga viti 2021, unë besoj se këtë herë gjendja do të ndryshojë, – shtoi ai.
Ai përmendi gjithashtu se ndjenja e përgjegjësisë historike e ka shtyrë të futet në politikë:
“Unë jam futur në këto zgjedhje për të mbrojtur vendin nga këta njerëz. Labëria ka pasur burra me tradita dhe disa burra duhet t’i dalin për zot këtij vendi,” – përfundoi ai./E.P-dritare.net

















