Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë. Çfarë dihet deri tani!

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë. Çfarë dihet deri

Autori i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë është kapur nga kamerat e sigurisë i maskuar me kapele dhe maskë në fytyrë. Në pranga ka rënë edhe personi që i siguroi mjetin autorit.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga nga policia e Tiranës Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë. Nga hetimet rezulton se Mehmetaj i ka dhënë makinën autorit para krimit, të cilës i kishte ndryshuar edhe targat. Mehmetajt i është sekuestruar celulari, që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen që tronditi Vlorën.

Dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë. Sakaq, dyshohet se se porosia për ekzekutimin e 58-vjeçarit të ketë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Renato Hoxhaj mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale.

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup. 58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij. Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre./L.F-dritare.net