Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Unë dhe Meta, nuk kemi pasuri për të ndarë. Nuk jemi pasanikë!

Kryemadhi: Unë dhe Meta, nuk kemi pasuri për të ndarë. Nuk

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se divorci për të ka qenë goditja më e fortë që ka marrë. Duke folur për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, zonja Kryemadhi u shpreh se nuk ka pasuri për të ndarë pas divorcit dhe se më të shtrenjtat për të dhe ish-bashkëshortin e saj, kanë qenë gjithmonë emri dhe familja që kishin ndërtuar.

“Unë dhe Ilir Meta nuk kemi pasuri për të ndarë. Nuk jemi të varfër, por nuk jemi as të pasur. Pasuria më e madhe e jona, janë fëmijët. Ne kishim dy gjëra më të shtrenjta, emrin dhe familjen. Këto ishin gjërat më të shtrenjta të Ilir Metës dhe të miat.

Njerëz që kanë qenë gjithë jetën të pangopur, e shikojnë pasurinë vetëm në para. Unë si Monikë nuk e mas as pasurinë dhe as varfërinë me para. Sigurisht që paraja të ndihmon për të jetuar, për t’u shkolluar, për shëndetin. Pasuria më e madhe janë njerëzit që ke përreth, që u beson. Atë që i bënë familjes sonë, duke na ndarë, nuk llogaritet me asgjë tjetër. Divorci është goditja më e madhe që kam marrë!”, u shpreh zonja Kryemadhi në Dritare TV./L.F-dritare.net