
Flet nëna e së miturës që u abuzua në Pogradec: E dinim njeri të besuar maskarain, ja çfarë më tha vajza!
Dritare.net
E ëma e vajzës që u abuzua në Pogradec ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Ajo thotë se, vajza nuk i shpreheshe, deri në momentin kur mori policinë dhe u kërkoi ndihmë. Tani e nëna e së miturës kërkon ndihmë nga shteti që të dënojnë maksimalisht 46-vjeçarin që i përdhunoi të bijën.
"Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe… Pastaj tha mami kështu kështu që në nëntor, kemi dy vjet që jemi të lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami luajta nga mendtë, i thashë çfarë ke me mami? Vajza nuk shpreheshe, por mori policinë. U tha “jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni”. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime.", tha ajo./K.C/dritare.net

















