
Dënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro
Dritare.net
GJKKO ka dënuar Jorgo Goron me 3 vite e 1 muaj me gjykim te shkurtuar 2 vite e 20 ditë për shpërdorim detyre në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie si dhe 5 vite heqje e te drejtes per te ushtruar funksione publike.
SPAK kishte kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg në pretencën e dhënë për ish-kryebashkiakun.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e dy pronave të përfshira në këtë çështje, me një sipërfaqe totale prej 10 mijë metrash katrorë në zonën e Dhërmiut, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit.
Ndërkohë, apartamenti i sekuestruar si pjesë e hetimeve do t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, sipas vendimit të gjykatës.
SPAK e ka akuzuar Jorgo Goron dhe dy ish-drejtorët e Bashkisë Himarë, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, për përfshirje në dy raste të tjetërsimit të pronave në Dhërmi:
Në rastin e parë, prokuroria pretendon se Goro dhe vartësit e tij kanë dërguar në institucionet shtetërore dokumente të falsifikuara për një pronë prej 5,500 metrash katrorë, duke mundësuar regjistrimin e saj nga pronë shtetërore në pronësi private.
Në rastin e dytë, Goro dhe izh-zyrtarët loaklë dyshohet se kanë ndryshuar vendndodhjen e një prone bujqësore prej 5,000 metrash katrorë, duke e mbivendosur mbi një pasuri shtetërore dhe më pas e kanë shitur te investitorët. Pas kësaj, është lëshuar një leje ndërtimi për një kompleks turistik./L.F-dritare.net

















