
Debati i fortë mes Bardhit dhe Luarasit! Habit pedagogia: Do të doja ta shikoja kryetar të PD!
Dritare.net
Iris Luarasi, e ftuar në emisionin Dekalog në DritareTv, ka komentuar figurën e Gazmend Bardhit dhe rolin e tij në Partinë Demokratike, pas disa kohësh nga debati i ashpër mes tyre.
Edhe pse në debatin e dikurshëm Iris Luarasi shprehej se nëse do të ishte pedagoge e së drejtës penale do ta kishte ngelur në klasë, sot Luarasi e vlerëson Bardhin si një politikan të mençur dhe me një reputacion të fortë në PD.
“Gazmend Bardhi është një zotëri i zgjuar dhe është një politikan që gëzon një reputacion të mirë në Partinë Demokratike. Ai është një njeri që ka bërë disa luftëra,” – tha Luarasi, duke shtuar se Bardhi është një prurje që partia duhet ta menaxhojë dhe shfrytëzojë.
Teksa gazetari Roland Qafoku theksoi faktin se Bardhi nuk është votuar, Luarasi e komentoi këtë duke thënë se, në Shqipëri, jo gjithmonë njerëzit marrin atë që i takon.
“Unë do kisha dashur ta shikoja Gazmend Bardhin në krye të Partisë Demokratike, sidomos pas atij debati televiziv. Edhe pse atë ditë pas debatit jam mërzitur, unë nuk e ndryshoj perceptimin tim për Bardhin,” – u shpreh Luarasi.
Ajo përfundoi duke thënë se Bardhi është një figurë shumë inteligjente, dhe se PD duhet ta përdorë këtë potencial.
Iris Luarasi: Gazmend Bardhi është një zotëri i zgjuar, është një politikan që gëzon një reputacion në Partinë Demokratike. Është një njeri që ka bërë disa luftëra.
Gazetari: Nuk është votuar.
Iris Luarasi: Në Shqipëri, jo gjithmonë merr hakun që të takon. Unë Bardhin do kisha dashur ta shikoja në krye të Partisë Demokratike, sidomos pas atij debati televiziv. Edhe pse atë ditë pas debatit jam mërzitur, por unë nuk e ndryshoj perceptimin tim për Bardhin. Ai është një prurje që PD duhet ta menaxhojë dhe ta shfrytëzojë, sepse është shumë inteligjent./E.P-dritare.net

















